VIDEO / Momenti kur RENEA bastis bazën e armatimeve në Vlorë dhe arreston një person

7 March 2024, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Momenti kur RENEA bastis bazën e armatimeve në Vlorë dhe
Aksioni i RENEA në Babicë të Vlorës

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet, kur së bashku me forcat speciale RENEA kanë bastisur një banesë në fshatin Babicë të Vlorës.

Në një vilë që shërbente si bazë armatimi janë gjetur armë të rënda që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Në pamje shihet dhe momenti kur policia arreston Luçiano alias Albano Derajn në dhomën e gjumit.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga policia, armët dhe municionet ishin fshehur në papafingo.


Video