Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia një shtetas 39-vjeçar shqiptar, i dënuar me 8 vite burg për trafik droge.
I ekstraduari është shtetasi Haki Mehmeti, i dënuar nga Gjykata e Vlorës dhe ka për të shlyer edhe 6 vite, 9 muaj e 27 ditë burg.
Njoftimi:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar:
Haki Mehmeti, 39 vjeç, lindur në Elbasan.