Transportonte drogë, momenti kur shqiptari tenton të përplasë me makinë policët grekë (Emri+Video)

7 March 2024, 19:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Transportonte drogë, momenti kur shqiptari tenton të
Momenti kur shqiptari tenton të përplasë me makinë policët grekë

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia pasi u kap duke transportuar drogë me makinë.

26-vjeçari i arrestuar është Redon Alfred Myrdini nga Fieri.

Shqiptari nuk iu bind urdhrit të policëve për të ndaluar. Sapo ata ju afruan, shqiptari i dha gaz në tentativë për t’u larguar.

Përpara rruga ishte e bllokuar nga makina të tjera, e në rrethana të tilla lëvizi mbrapsht duke goditur edhe motorin e policisë. Dy efektivët nuk pësuan lëndime serioze.

26-vjeçari arriti të largohej, por u arrestua pak minuta më vonë dhe u vu në pranga.

Në bagazhin e makinës u gjetën 10 kg kanabis i papërpunuar.

Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në Athinë rreth orës 12:00 sipas kohës lokale.

 


Video