VIDEO / Lulzim Basha në SPAK për "21 Janarin"

30 October 2025, 16:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Lulzim Basha në SPAK për "21 Janarin"
Lulzim Basha në SPAK

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Voxnews.al mëson se Basha është thirrur nga prokurori Alfred Shehu për tu marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për dosjen “21 Janari”.

I pyetur nga një gazetare, se për çfarë është thirrur sot në SPAK, Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Në 21 janar të vititi 2011, gjatë një proteste masive të opozitës socialiste mbetën të vrarë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë katër protestues. Basha në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm.




Video