Ekskluzive/ Ky është Keli Hoxha, 42-vjeçari që u VRA para gruas dhe fëmijëve në Berat, vetëm se preku kalin!

30 October 2025, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Ky është Keli Hoxha, 42-vjeçari që u VRA para
Keli Hoxha

Personi që shihni në foto, e siguruar nga VoxNews është Keli Hoxha 42 vjeçari që u vra në Berat. Hoxha u qëllua për vdekje nga 63-vjeçari Kristo Mema (i njohur edhe si Kontandin Hoxha).

Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e kalasë, në një zonë që aktualisht është në rikonstruksion, në sytë e familjarëve të viktimës dhe turistëve të tjerë.

63-vjeçari nuk kishte leje për të shëtitur turistët me kalë kundrejt pagesës, megjithëse këtë aktivitet e ushtronte prej kohësh në kalanë e qytetit-muze.

Familjarët e Keli Hoxhës, 42 vjeç, me banim në Tiranë dhe origjinë nga Tropoja, thonë se konflikti nisi vetëm sepse ai preku kalin me dorë.

Ata mohojnë që ta ketë sharë apo ofenduar autorin, duke deklaruar se gjithçka ndodhi papritur, pasi Keli i ishte përgjigjur thjesht: “S’ka asgjë të keqe.” Hoxha mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në Spitalin e Beratit.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video