U kap me armë në Tiranë, zbulohen LIDHJET që ka Eugert Sino me pronarin e “Monopol” Aurel Hoxha

30 October 2025, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me armë në Tiranë, zbulohen LIDHJET që ka Eugert Sino
Aurel Hoxha/ "Monopol"/ Eugert Sino

Detaje të reja nga gjetja e furgonit të mbushur me arsenal armësh.

Eugert Sino ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Sino dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. 

34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha.

Sot një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.


Video