Arrestohet 30-vjeçari në Kombinat, dogji makinat e xhaxhait! Gjashtë vite më parë i vranë nënën pas sherrit për pronat

30 October 2025, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet 30-vjeçari në Kombinat, dogji makinat e xhaxhait!

Marius Xhepa 30 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij, Gëzim Xhepa dhe si dyshohet për vjedhjen e disa shumave parash dhe sendeve të ndryshme në 3 banesa dhe 1 automjet gjatë muajve të fundit.

30-vjeçari dyshohet të ketë djegur automjetet e xhaxhait të tij më datë 17 mars të këtij viti, të cilat ndodheshin në rrugën ‘Hamdi Cenoymeri’ në Kombinat.

Raportohet se Marius Xhepa i ka vënë flakët automjeteve për shkak të një konflikti të hershëm që babai i tij ka me të vëllain për çështje pronash. Marius Xhepa pretendon pronësinë, por xhaxhai i ka regjistruar në emrin e vet.

Të njëjtat burime bëjë me dije se Marius Xhepa është djali i Liri Xhepës, e cila është vrarë nga kunati në vitin 2019për konflikte pronësie.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The pursuit”.

Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme me vlerë, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video