Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për "Rumin", mbetet në burg edhe vëllai i deputetit socialist

30 October 2025, 15:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për
Aleksandër Laho / Rumi

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i njohur me nofkën “Rrumi”.

E njëjta masën sigurie u la në fuqi dhe për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.

Para apelit të GJKKO-së doli dhe Enea Kume vellai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa arrest me burg, i cili dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut neë vitin 2021 në Durrës në bashkëpunim me Aldo Avdylin.


Video