Një vajzë e re është vetëfilmuar duke qëlluar me pistoletë buzë bregdetit në Shqipëri, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Sipas portalit “JOQ”, vajza gjithashtu ka shoqëri me një efektiv policie, teksa është fotografuar në momente intime me të, duke i vendosur këmbën në prehër, brenda një makine.
Mbetet e paqartë lidhja e vajzës me policin, nëse ajo ka qëlluar në sytë e tij, apo edhe nëse ka përdorur pistoletën e shërbimit të tij.
Gjithashtu ajo shihet me një cigare në gojë, teksa qëllon me armë, që dyshohet se është cigare kanabisi.
“Një vajzë në storyt e saj në Instagram ka postuar momente intime me një efektiv policie dhe momentin kur qëllon me armë zjarri në një zonë plazhi.
Nuk dihet lidhja konkrete që ajo ka më efektivin e policisë, por duken shumë të afërt dhe dyshohet se arma është e tij”, thotë denoncuesi.
View this post on Instagram