1 vit nga ATENTATI terrorist ndaj Top Channel, reagon ministri i Brendshëm!

27 March 2024, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
1 vit nga ATENTATI terrorist ndaj Top Channel, reagon ministri i Brendshëm!
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në përvjetorin e sulmit terrorist ndaj Top Medias tha se këtë javë hetimet për ngjarjen kanë hyrë në një fazë intensive.

Ai theksoi se po punohet që të dokumentohet me prova numri i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë dhe zbulimi i të gjithë mekanizimit që ka porositur dhe ekzekutuar sulmin.

“Një akt i rëndë prej të cilit prej momentit të parë policia ka zhvilluar hetime, gjatë javëve të fundit hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë hyrë në një fazë intensive, ajo që po bën në bashkëveprim me institucionet e prokurorisë është dokumentimi me prova i personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe zbulimi i të gjithë mekanizimit që ka porositur dhe ekzekutuar këtë ngjarje të rëndë”, tha Balla.


Kujtojmë se sot një vit më parë media dhe fjala e lirë u cenua rëndë nga një akt terrorist që goditi televizionin Top Channel në orët e para të mëngjesit.

Breshëritë e plumbave të kallashnikovit që u zbrazën mbi godinën e medias më të madhe në vend dhe i morën jetën një punonjësi të sigurisë, 60-vjeçarit Pal Kola shënuan dhe sulmin më të rëndë në historinë meditike në Shqipëri. Një vit pas sulmit, ngjarja e rëndë është ende e pazbardhur.

 


Video