VIDEO/ “Busulla magjike”, shfaqja e veçantë dhe ekspozitë pikture

2 June 2023, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ “Busulla magjike”, shfaqja e veçantë dhe

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog, ende fëmijët janë kryefjala.

Një shfaqje ku skenaristë dhe protagonistë ishin vetë ata u mbajt të enjten në mbrëmje, si dhe një ekspozitë pikture, vazhdon të jetë e hapur nga piktorët e vegjël.

Shfaqja “Busulla Magjike” me regji nga Najada Elmazi, koreografe është Xheni Saliu, me pjesëmarrjen e aktores Marjana Kondi na prezantoi një aventurë e cila na njohu me një grup fëmijësh çamarrok, me tre magjistrica, me periudhën e Egjiptit, anijes kozmike dhe planetin e fëmijëve.

Pjesë e aktiviteteve është dhe ekspozita me punët në pikturë të fëmijëve nën drejtim artistik të Ermira Isufit. Në zhanre të ndryshme artistët e vegjël pasqyrojnë botën e tyre në pikturë e vizatim./tch


Video