VIDEO/ Aksident në rrugën ‘Tiranë-Durrës’, 5 makina përplasen me njëra-tjetrën!

19 December 2023, 14:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Aksident në rrugën ‘Tiranë-Durrës’, 5
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një qendre tregtare.

Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga newsbomb.al, një nga mjetet e përfshira ka përfunduar në kanalin krah rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës dhe ekipi i emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar vonesa në qarkullimin e mjeteve dhe për pasojë trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, me drejtim për në qytetin bregdetar.

Në përplasje janë përfshirë veç mjetit që ka përfunduar në kanal, dhe katër makina të tjera.


Video