Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive, arrestohen 4 përgjegjës të dy call center: Çfarë gjeti policia

19 December 2023, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive,

Dy call center janë zbuluar në kryeqytet, që sipas policisë mashtronin njerëz në kontinente të ndryshme që të investonin në tregje fiktive.

Në pranga kanë rënë 4 persona, përgjegjës të dy call center-ave në fjalë. Ata kishin punësuar në total 29 persona, ku 10 prej tyre ishin të paregjistruar. Zakonisht, ata e kryenin aktivitetin gjatë natës.

Subjektet kishin regjistruar fiktivisht aktivitete të tjera të ligjshme, ndërsa të ardhurat e përfituara nga mashtrimet pastroheshin nëpërmjet bizneseve të tjera. Për këtë arsye, policia thotë se po punon për kapjen e administratorëve.

“Gjatë operacionit: u zbuluan 2 subjekte të tjera ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u vunë në pranga shtetasit Bekim Byberi, 31 vjeç, Jani Janko, 31 vjeç, Klaudio Demiri, 30 vjeç dhe Andi Lleshaj, 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call center-at, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O”, njoftoi policia.

Si pasojë e aksionit janë sekuestruar 9 mijë Euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh të kompanive të huaja dhe të tjera dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit.


Video