FOTO: Del para gjykatës Sokol Mjacaj, njeriu që ''shkriu'' burgun e Peqinit

19 December 2023, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Del para gjykatës Sokol Mjacaj, njeriu që
Sokol Mjacaj

Mbahet sot seanca gjyqësore për Sokol Mjacajn, autor i ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit.

Mjacaj akuzohet se vrau me armë një të dënuar me burg përjetë dhe plagosi shokun e këtij të fundit.

Prokuroria ka kërkuar për Mjacajn ‘arrest me burg’ për këtë vepër penale, ndonëse ai është i dënuar me burg përjetë.

Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që prokurori i çështjes është Xhelian Seferi dhe gjyqtare, Yrfete Shkreli.

Sakaq, FNSH dhe Shqiponjat kanë krijuar Perimetrin e Sigurisë përreth Gjykatës së Elbasanit para fillimit të seancës, për t’iu paraprirë çdo situate kaotike.

Përveç autorit të ngjarjes Sokol Mjacaj, prokuroria ka kërkuar burg edhe për ish-drejtorin e burgut të Peqinit Kamber Hoxha, shefin e regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça si dhe 10 punonjës mes tyre edhe ish shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali. Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e sigurisë në burg, që nga moskryerja e kontrolleve ndaj të dënuarit Mjacaj, i cili lëvizte prej të paktën 20 ditësh me armë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

FOTO: Del para gjykatës Sokol Mjacaj, njeriu që


Video