Një grup kriminal që trafikonte vepra të çmuara arkeologjike që i përkisnin periudhës së antikitetit, është goditur nga policia e Fierit.
Në pranga kanë rënë Shpëtim Kalemi, 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç të cilët akuzohen se kanë trafikuar nga Greqia vepra arti, ikona dhe piktura që autorëve grekë që i përkasin periudhës së antikitetit, mes tyre edhe nëj kokë mermeri e periudhës së shekullit të dytë para lindjes së Krishtit.
Vlera e veprave të çmuara arkeologjike që janë trafikuar nga shteti grek, kap vlerën e 1.5 milionë eurove.
Gjatë kontrollit të bërë në 2 banesat e të arrestuarve, u gjet edhe një sasi droge ‘kanabis; sativa, municion luftarak dhe një furgon që përdorej për transportin e veprave arkeologjike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
"Gjatë këtij operacioni, u ushtrua kontroll në dy banesa në qytetin e Fierit, konkretisht në banesat e shtetasve Sh. K. dhe P. P., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro, si dhe automjeti furgon me të cilin autorët transportonin veprat nga shtetit grek, në Shqipëri, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike"- njofton policia.
Plot 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek u gjetën dhe në dy banesa në qytetin e Fierit. Policia publikoi dhe video të operacionit të sekuestrimit të këtyre veprave të artit.
Mes objekteve të sekuestruara janë ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit. “Të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro” informoi policia.