Vetëvaret 55-vjeçarja në Tiranë, arrestohet burri sepse fshehu ngjarjen

6 September 2022, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëvaret 55-vjeçarja në Tiranë, arrestohet burri sepse
Foto ilustruese

Një grua është vetëvarur në zonën e Frutikulturës në Tiranë, ndërsa policia ka vënë në pranga burrin e saj.

Sipas policisë së Tiranës, më datë 04.09.2022, në zonën e Frutikulturës, në banesë dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, 55 vjeçe. 

Pas ngjarjes, policia, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e 55-vjeçares, ku kanë vijuar hetimet e thelluara, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.   

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur Shahe Lika, ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Shefqet Lika, nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici.

56-vjeçari në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se gruaja e tij ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte  bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e Shefqet Likës, i dyshuar  për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video