Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një transformator i energjisë elektrike ka shpërthyer në fshatin Shën Todhër të Gjirokastrës, duke lënë në terr qindra banorë.
Transformatori ka marrë flakë për shkak të tensionit të lartë dhe ka shpërthyer duke lënë pa energji disa fshatra të Gjirokastrës.
Zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët.
Nuk dihet se sa do të zgjasë mungesa e energjise elektrike në fshatra.