Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme në lumin e Tiranës, në vendin e njohur si "Shkalla e Tujanit".
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 63-vjeçar me inicialet S. F., trupi i pajetë i të cilit është nxjerrë me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.
Shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Nuk dihen rrethanat nëse 63-vjeçari ka rrëshqitur në breg të lumit apo ka qenë duke notuar.
Burime bëjnë me dije se ai shkonte çdo ditë aty për të notuar.