Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, gazetari: Për herë të fundit u filmua në një hotel ku shkoi të merrte 200 mijë euro

5 September 2022, 17:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, gazetari: Për herë
Xhani Topalli

Policia greke vijon hetimet mbi zhdukjen e mistershme të biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, teksa sipas gazetarit shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhiria janë pranë zbardhjes së të vërtetës.

Në një postim në rrjetet sociale, Zinxhiria shkruan se Xhani Topalli është filmuar për herë të fundit teksa futet në një hotel me makinë ku do të merrte mbi 200 mijë euro për punët që kishte kryer.

Sipas gazetarit, Xhani Topallit i kishin miliona euro detyrime për t'ia shlyer për punimet që kishte kryer. Ai është një biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit në Rodos dhe jeton prej më shumë se njëzet vitesh në Greqi.

Postimi i plotë:

Detajet e fundit per biznesmenin e zhdukur 46-vjecar Zhani Topalli ne Rodos, ka ngritur ne kembe policine greke te cilet jane prane zbulimit te vertetes. Detajet e fundit bejne fjale se kamera e sigurise se hotelit ku shqiptari shkoi te merrte mbi 200 mije euro tregojne se ky eshte futur ne hotel me makinen e tij per te marre parat e punes qe kishte kryer. Dy jane pistat me te cilen do te perballet policia...Por...familja e tij per momentin ka prere cdo kontakr me mediat duke i besuar autoriteteve ne zgjidhjen e problemit. Pra policia i ka te gjitha materialet per te zbuluar te verteten. Biznesmeni shqiptar kishte mbi 25 vite qe jetonte ne Rodos dhe merrej vetem me punimet ne hotele. Flasim per nje biznes te fuqishem te cilit i kishin mbi milione euro detyrime per tia shlyer per punimet e kryera. Frika eshte e madhe dhe mendja na con per te keq, por ishalla te mos jete e vertete dhe babai i tre femijeve te kthehet shendoshe e mire. Familja eshte ne pritje mos ndoshta kemi te bejme me nje pengmarrje por ditet ne vijim do te tregojne realitetin. Lutemi qe ky njeri te kthehet sa me shpejt prane familjes.


Video