'Policia ka video të Jeton Lamit me Martinajn dhe një femër', familjarëve të ish-agjentit u afrohet mbrojtje

5 September 2022, 15:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Policia ka video të Jeton Lamit me Martinajn dhe një

Prokuroria e Kurbinit ende nuk i ka marrë një dëshmi efektivit të forcave operacionale Jeton Lami i cili akuzohet se ka ndihmuar shumë të kërkurin Ervis Martinaj të lëvizte në Tiranë, Durrës e Shkodër, 

Edhe pse hetuesit kanë tentuar disa herë që Jeton Lamit ti marrin deklarime në cilësinë e përsonin nën hetim ai nuk ka pranuar, të flasë asnjë fjalë.

Nga ana tjeter efektivët e policisë së Tiranës kanë takuar familjarët e Jeton Lamit me qëllimin për t`iu ofruar mbrojtje nëse e kërkojnë një gjë të tillë.

Burimet e policisë, thanë se nga ana e familjarëvë nuk është shprehur shqetësim nëse i shqëtëson diçka apo i druhen dikujt. Hetuesit kanë kryer edhe kontroll të banësës e ish-efektivit por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë send të kundraligjshëm.

Jeton Lami aktualisht po mbahet në burgun e Shënkollit në Lezhë ku sipas gjykatës, duhet të qëndrojë deri në fund të hetimeve. Deri në këtë fazë hëtimi prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës, policia kriminale disponon video ku shihet Jeton Lami së bashku me shumë të kërkurin Ervis Martinaj dhe një femër në hollin e hotelit.

Kjo kamera i ka shërbyer policisë për të faktuar edhe lidhjet që dyshohet se ish efektivi i policisë Jeton Lami ka me Martinaj. Megjithatë hetuesit kanë kërkuar të mësojnë më shumë për bashkëpunimin e mundshëm të personit në kërkim me strukturat e policisë, por efektivi i arrestuar së paku deri tani nuk ka pranuar të japë shpjegime./Ora

 


Video