Pedagogia Malvina Tafçiu ka deklaruar se dëshiron të jetë në Kuvend deputete me shami, ndërsa pohoi se Kuvendit i duhet një grua e mbuluar.
Çfarë mund të sjellë ajo?
Tafçiu u shpreh se mund të jetë herët për të folur për projektet e saj.
“Kjo nuk do të thotë që unë nuk i kam paramenduar dhe nuk kam përqendruar vëmendjen time në disa drejtime dhe një ndër ato drejtime që mua më ka shqetësuar jashtëzakonisht duke qenë se jam dhe e profilizuar në sektorin e arsimit, padiskutim ka qenë dhe do të mbetet arsimi, kjo dhe për vetë faktin se arsimi është një ndër shtyllat kryesore krahas shëndetësisë,” – u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania.
Pedagogia tha se është e gatshme të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025.