Veshjet me logo false, arrestohet turku dhe djali i ish-kandidatit demokrat

4 June 2025, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veshjet me logo false, arrestohet turku dhe djali i ish-kandidatit demokrat
Pamje nga magazina

Një ditë pas finalizimit të operacionit “Fake Star 5”, arrestohet turku Ozkan Sulun dhe djali 21 vjeçar i ish-kandidatit të PD-së. Sulun drejtonte veprimtarinë e jashtëligjshme, në fshatin Brrar të Tiranës.

Një ditë pas zbulimit të magazinave ku stampoheshin me logo false një sërë veshjesh, ka rënë në pranga shtetasi turk Ozkan Sulun dhe Lindion Haka, djali i ish-kandidatit të PD-së Luan Haka.

Në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, ranë në pranga më 3 qershor, katër persona.

Mes tyre, edhe Luan Haka, i cili bashkë me të birin, administronte një nga magazinat në fshatin Brrar të Tiranës.

“Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara. I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi”, thaPolicia.

Janë sekuestruar një sasi e madhe veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Këtë veprimtari të paligjshme e drejtonte 46-vjeçari turk.


Video