Me kallash, municion, eksplozivë dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari në Lazarat (EMRI)

4 June 2025, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me kallash, municion, eksplozivë dhe kokainë, arrestohet
Municioni i sekuestruar

Një 18-vjeçar nga fshati Lazarat ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e Emanuel Memushit blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine.

Operacioni për kapjen e të riut u kodua “Owner”.

Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Owner”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Emanuel Memushi, 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër për të, një sasi municioni luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, 1 kallëp eksplozivi dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video