Vdes e moshuara në Dibër, vihet nën hetim mjeku (ARSYEJA)

18 August 2022, 08:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes e moshuara në Dibër, vihet nën hetim mjeku (ARSYEJA)
Spitali i Dibrës

Policia e Bulqizës ka vënë nën hetim një mjek, pasi nuk ka njoftuar për djegien nga zjarrit të një të moshuare. Procedimi penal ka filluar ndaj shtetasit S. L., banues në Tiranë, i cili punonte si mjek në Spitalin Rajonal Dibër.

Sipas autoriteteve, më 11 Gusht, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë.

E moshuara ka ndërruar jetë ditën e djeshme si pasojë e dëmtimeve nga djegia. Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video