Urbani i "Kamzës" hipën në trafikndarse, qytetarët zbresin të frikësuar

12 April 2023, 14:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Urbani i "Kamzës" hipën në trafikndarse, qytetarët

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në kryqytet, ku i përfshirë ka qenë një autobus urban.

Urbani i linjës së “Kamzës”, ka hipur në trafik-ndarëse, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasagjerët të cilët ndodheshin në urban të frikësuar zbritën nga urbani, ndërkohë nuk dihet shkaku i cili ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i autobusit.

Urbani i "Kamzës" hipën në trafikndarse, qytetarët


Video