U kap me 8 pistoleta, lihet në burg shoferi i furgonit

12 April 2023, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me 8 pistoleta, lihet në burg shoferi i furgonit
Pistoletat e sekuestruara

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shoferin e furgonit që u kap me 8 pistoleta në Portin e Durrësit dy ditë më parë.

Ndaj Jetmir Kaloshit u vendos masa e sigurisë arrest në burg. Por Kaloshi ka pretenduar se është shofer dhe nuk ka lidhje me pistoletat.

“Unë do i dorëzojë në Itali dhe pastaj do kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe”, tha Kaloshi në gjykatë, duke sqaruar se ishte i punësuar në agjencinë e transportit si shofer dhe paguhej “në të zezë”.

Autoritetet po verifikojnë personin që ka dorëzuar tavolinën ku ishin të fshehura armët. Pjesë e hetimeve pritet të jetë edhe personi pritës në Britani të Madhe, në adresën që do të dorëzohej porosia. Mësohet se autoritetet shqiptare akoma nuk kanë dërguar letërporosi në Britani të Madhe, por procedurat kanë nisur. 


Video