Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy turistet gjermane të zhdukura që prej orës 13:00 në Ksamil, janë gjetur në ujërat e Korfuzit në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, për 2 turiste që janë larguar me një pedalone, rreth orës 13:00 dhe nuk janë kthyer më, sqarojmë se:
Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton zyrtarisht policia.