U konfliktuan pasi dolën nga lokali, plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Fier. Në kërkim autori

30 July 2023, 08:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U konfliktuan pasi dolën nga lokali, plagoset me armë zjarri
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Fier, ndërsa autori është shpallur në kërkim.33-vjeçari Orges Buzi është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës". Pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali, 30-vjeçari Ledion Enea Nebiu ka plagosur me armë zjarri Buzin. 30-vjeçari është identifikuar dhe më pas shpallur në kërkim.

Është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes


Video