EMRAT/ Policia: Burri vrau gruan në Maliq dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza!

29 July 2023, 21:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Policia: Burri vrau gruan në Maliq dhe e hodhi në gropën e

Luiza Mullalli, 46 vjeçe është vrarë nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (29 korrik), në fshatin Zëmblak, në Maliq.

Sipas policisë trupi i pajetë e gruas është gjetur në një gropë septike pranë banesë së saj. Nga hetimet thotë policia, dyshohet se autor është bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli.

Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe. 


Video