U kap në aeroport me lëndë narkotike në çantë, arrestohet në Rinas 25-vjeçarja belge!

21 Korrik 2025, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap në aeroport me lëndë narkotike në çantë,
Rinas

Një 25-vjeçare belge ka rënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit, pasi u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.

Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video