“U grindën për qenin”, si nisi sherri me thika në Maliq që përfundoi me një të vrarë: Më vjen turp

9 August 2022, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“U grindën për qenin”, si nisi sherri me thika në

Detaje të reja për ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rëmbec të Maliqit. Mësohet se viktima dhe autori ishin grindur për qenin. Sherri degradoi në përdorimin e thikës dhe Nesti Sotiri, 60 vjeç mbeti i vrarë.

Autori i dyshuar është Velo Hazisllari, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Ky i fundit tashmë i arrestuar nga policia, ndodhet i shtruar në spital, për mediet ka folur edhe vëllai i autorit i cili u shpreh i tronditur për ngjarjen.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi. Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.




Video