Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 50 vjeçar në qytetin e Durrësit është gjetur pa shenja jete. Mësohet se rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.17, shtetasi F.K është gjetur në rrugë i pajetë
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.