U gjet i vrarë në Lezhë/ Del FOTOJA e 65-vjeçarit, u dhunua dhe më pas u qëllua!

4 October 2025, 08:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet i vrarë në Lezhë/ Del FOTOJA e 65-vjeçarit, u
VIKTIMA: Gjergj Tusha- Lezhë

Ky është 65-vjeçari Gjergj Tusha, i cili u gjet i vdekur pasditen e së premtes pranë brigjeve të lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë.

Tusha ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit dhe jetonte në Pllanë të Lezhës.

Grupi hetimor po heton dhe pistën e krimit në familje, pasi ai ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.


Video