Një 75-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Mes të Shkodrës.
Viktima është Lulash Qepuri 75 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë disa minuta më vonë.
Viktima u qëllua me një shotgan. Sa i përket autorit, për momentin nuk ka asnjë të dhënë.
Burime nga Policia e Shkodrës thanë se në sallën operative pati një telefonatë nga një person duke thënë “Më kanë vrarë babain”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokal. Në vendngjarje është lënë një armë zjarri dyshohet shotgani me të cilin u qëllua 75-vjeçari.
Forca të shumta të policisë lokale dhe të FNSH kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rrethanat dhe dinamika janë të paqarta. Në zonën ku ndodhi krimi ka edhe kamera sigurie, të cilat do të analizohen nga ekspertët e grupit hetimor.