Tre të plagosur nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, mes tyre 2 fëmijë

3 July 2022, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre të plagosur nga aksidenti në autostradën
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Policia ka njoftuar se për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona. Ata janë shoferi i njërit prej makinave dhe dy pasagjerët, 12 dhe 14 vjeç, në makinën tjetër.

Të gjithë të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të saj.


Video