Sherr mes të rinjve në Tiranë, dy persona dërgohen në spital

3 July 2022, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr mes të rinjve në Tiranë, dy persona dërgohen në
Sherr mes të rinjve në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë, janë konfliktuar me sende të forta disa persona.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.


Video