Tragjedia në Roskovec, familjarët: Vajza ishte me urdhër mbrojtje, autori e ka kërcënuar

24 July 2026, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në Roskovec, familjarët: Vajza ishte me urdhër
Autori dhe kunata e viktimës

Kunata e viktimës e trembur pas ngjarjes shprehet se janë të shqetësuar për mbesën e tyre. Ajo tregon se autori edhe më parë e ka kërcënuar vjazën me pistoletë.

“I trembemi edhe një ngjarjeje tjetër, se nuk e dimë ku e ka çuar. Kanë bashkëjetuar para disa vitesh, por kishin kohë që ishin ndarë. Ai ka kërcënuar disa herë vajzën edhe në Tiranë me pistoletë. Vajza është studente për infermieri. Vajza ndjehej e kërcënuar gjithmonë nga ai. Rozalina kishte urdhër mbrojtje. Ai qëndroi disa kohë në burg, pastaj doli dhe ka qenë në arrest shtëpie”, tha ajo.

 


Video