Kërkon paligjshmëri të dekretit që bëri Ols Dadon prokuror, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

24 July 2026, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkon paligjshmëri të dekretit që bëri Ols Dadon
Erion Veliaj

I shoqëruar nga Policia e Burgjeve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën kundër prokurorit Ols Dado.

Në dorë, shihet që edhe këtë herë mban një libër.

Sot në orën 09:00 do jetë përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror.

Shkak i shtyrjes së seancës më 3 korrik ishte mungesa e avokatit Plarent Ndreca. Veliaj i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi leximin e një deklaratë, por gjyqtari nuk ia lejoi.

Në deklaratën që u shpërnda më pas për mediat, Veliaj tha se Kushtetuesja arriti në përfundimin se nuk ka provuar për të arritur dyshimin se është kryer vepër penale.

 


Video