Detaje nga vrasja në Roskovec/ Autori ishte emigrant në Angli, njihej si problematik (EMRAT)

24 July 2026, 08:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga vrasja në Roskovec/ Autori ishte emigrant në Angli, njihej
Refit Buzi

Detaje të reja dalin në pah mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Autori  i dyshuar i krimit është Refit Buzi.

Ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish vjehrrën Belere Plaka dhe ka marre peng ish gruan Rozalina Plaka.

Autori i dyshuar është emigrant ne Angli. Është kthyer disa kohë më parë në Rroskovec. Në zonë njihet si njeri problematik


Video