Njeriu i Ulsi Manjës zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik (Vox News e kishte paralajmëruar disa ditë më parë)

23 July 2026, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Njeriu i Ulsi Manjës zgjidhet kryetar i Komisionit të Prokurimit

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Në votimin e kandidaturës së Shehut pati vetëm 5 vota kundër dhe 2 abstenim.

Ndërkohë anetarë u zgjodhën Edvin Simo, Donika Daci dhe Nertil Kanina.

Vox News e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, në një shkrim të datës 11 korrik, zgjedhjen e Shehut.

https://www.voxnews.al/fokus/del-lista-me-emrat-e-kandidateve-per-komisionin-e-prokurimit-publik-si-po--i120428

Ai konsiderohet si njeri i Ulsi Manjës.

Kjo pasi më herët Shehu ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Raportohet se në votimin e sotëm ka pasur disa prapaskena dhe një "kryengritje" nga Bledi Çuçi.

Ky i fundit kërkonte që të zgjidhej Enea Hoti dhe jo Ismail Shehu.

Thuhet se është dashur ndërhyrja e vetë Edi Ramës, që Çuçi të qetësohej dhe në fund të votohej Shehu.

 


Video