A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit.
Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë, i cili vendosi kosha mbeturinash për të bllokuar qarkullimin e mjeteve, efektivët e rendit kanë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e personave të shoqëruar.
Aksioni i policisë vjen si pasojë e përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë dhe për të zhbllokuar akset rrugore.
Protestuesi i dytë është dërguar gjithashtu në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa situata në shesh mbetet e qetë.