Ish-futbollisti i njohur në protestë: Rama është burrë i poshtër, po të isha si ai do e kisha dhënë në vend jetën

23 July 2026, 21:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-futbollisti i njohur në protestë: Rama është burrë

Në protestën e 54-të të zhvilluar para Kryeministrisë, mes pjesëmarrësve ishte edhe ish-futbollisti i njohur shqiptar Halit Gega.

“Mirëmbrëma vëllezër dhe motra. Jam Halit Gega, ish-futbollist, rebel që kur kam lindur. Jam krenar për nga i kam rrënjët, jam prej Malësisë së Gjakovës”, u shpreh ai para protestuesve.

Duke folur për kryeministrin Rama, Gega bëri dallim mes tij dhe babait të kryeministrit, Kristaq Rama.

“Ky është djali i Kristaq Ramës, nuk ka qenë burrë i keq Kristaq Rama. Ky që është kryeministri është i vitlindjes ’64. Ky është burrë i poshtër, po të isha si ky, do e kisha dhënë në vend jetën”, deklaroi ai.

Gega vijoi fjalën e tij duke e akuzuar Ramën për qëndrime politike të së kaluarës dhe duke e cilësuar si “të pabesë”.

“Jam shqiptar o i pabesë që ia kalon edhe Ramiz Alisë. Ti ia kalon edhe Enver Hoxhës. Jam shqiptar dhe vdes për Shqipërinë”, tha ish-futbollisti.

Halit Gega është një nga figurat e njohura të futbollit shqiptar ndër vite, ndërsa pjesëmarrja e tij në protestë u shoqërua me duartrokitje nga një pjesë e protestuesve të pranishëm.


Video