Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematic dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.
“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.
“Dëgjuam zhurmë. Bërtisnin brenda. Ku do vinim ne atje? Ai thoshte hajdeni se do t’u vras të gjithë! Policia ka ardhur pas një ore. Autori doli nga mbrapa shtëpisë, e kishte lënë në vend tjetër makinën. Vajza këtu qëndronte, e mori dhe iku. Kishin probleme, tre herë është arrestuar dhe tre herë ka dalë. Këtu ishte me arrest shtëpie. Pa mua s’e bën dot jetën i thoshte ai. Ishte një vrasje e paramenduar. Unë vajta brenda, vëllai shtrirë, kunata shtrirë”, u shpreh vëllai i viktimës.