
Ligjërisht ishte i punësuar në shtet, si punonjës i Gardës së Republikës, ndërsa jashtë orarit të punës e shkelte ligjin vetë,
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 41-vjeçar punonjës të Gardës së Republikës me akuzën e trafikut të emigrantëve.
41-vjeçari u ndalua si pjesë e një operacioni të përbashkët nga policia e Gjirokastrës dhe Agjencia për Mbikëqyrjen Policore. Gardisti i arrestuar me inicialet I.Q., u kap në flagrancë teksa ishte duke transportuar me një furgon 18 emigrantë nga vendet e treta, kryesisht Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".