Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar këtë të enjte se një nga ministrat e qeverisë “Rama 3” do të ketë probleme serioze me drejtësinë për shkak të detyrave të dikurshme që ka patur.
Teksa po diskutohej për performancën e ministrave, Vangjeli tha se ky person është zbuluar në një hetim të rëndësishëm të bërë në Shqipëri. Pasi u pyet nga Blendi Fevziu, Vangjeli refuzoi që të tregonte emrin e ministrit apo nëse bëhej fjalë për burrë apo grua që ka rënë në radarët e drejtësisë.
Lorenc Vangjeli: Bëhen vulnerabël ndaj parave publike, për shumë para për të cilat nuk janë të mjafta për të paguar për zullumet e bëra. Të paktën një emër nga polifotoja që tregon, kam përshtypjen që për shkak të detyrave të dikurshme do të ketë një problem serioz me drejtësinë shqiptare.
Blendi Fevziu: Kush?
Lorenc Vangjeli: Mund të dilte deri përpara një muaj…
Blendi Fevziu: Burrë apo grua?
Lorenc Vangjeli: Do të dalë pas datës 24 korrik.
Blendi Fevziu: Burrë apo grua?
Lorenc Vangjeli: Në një hetim të rëndësishëm të bërë në Shqipëri ka dalë zbuluar dikush… Ne ngaqë kemi pasur jetë interesante themi gjëra interesante. Mallkimi më i madh, kinezët thonin jetofshi në kohë interesante, ne jemi të gjithë të mallkuar nga 1 miliard e kusur njerëz, se kohë më interesante se kjo nuk ka.