“E kapa gruan me tjetrin në shtëpi", i moshuari: Ai më hapi derën, nuk i preka një fije floku

29 April 2022, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E kapa gruan me tjetrin në shtëpi", i moshuari: Ai më
Në foto: Faik Korra nga Elbasani

Është 68-vjeç, dhe gjendet mes 4 rrugësh i mohuar nga partnerja e një jete dhe 2 fëmijët e tij. Faik Korra nga Elbasani ishte pjesë e emisionit me “Zemër të Hapur” për të bërë një apel. I moshuari pohoi se kishte gjetur në banesën e tij gruan me të dashurin e saj, madje shton se ky i fundit i kishte hapur edhe derën.

Në vitin 1976 ai u dashurua me një vajzë, për të cilën do kundërshtonte këdo e do ta merrte për bashkëshorte. Por kjo dashuri e madhe do të pasohej me disa episode tradhtie që sollën konflikte, të cilat do t’i çonin edhe para uniformave blu.

Pas shumë faljesh e përpjekjesh për të hedhur pas gjithçka, në vitin 2018 ndodhi e papritura. Ai e kapi bashkëshorten në shtëpinë e tyre me dikë tjetër.

Prej atij viti ai qëndron jashtë banesës i papranuar nga ish-bashkëshortja dhe 2 fëmijët, të cilët e mbajnë larg me vendime gjykatash e urdhra mbrojtje. Mes të tjerash ai akuzon nipin dhe familjarët e tij se kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për arsye që t’i marrin shtëpinë.

“Unë kërkoj që dëshmitë e nipit tim le të vij të mi përballë mua këtu. Ai gënjen përderisa nuk u paraqit. Ish-gruan time e ka përfol një botë e tërë. Djemtë dhe gruaja ime nëse kanë prova le të vijnë të mi kundërshtojnë. Unë s’kam krijuar asnjë marrëdhënie tjetër për atë që më akuzojnë mua gruaja edhe djemtë. Unë e kapa gruan me tjetrin në shtëpi dhe nuk i preka një fije floku. Mua më kanë prerë dritat më kanë dhunuar më kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia. Unë e kam akuzuar policin e zonës se mori ca foto të miat dhe i publikoi, me çfarë të drejte mund të bëjë këtë veprim. Ky është shteti, ai do përballet me mua në gjykatë. Kam telefonuar djalin që është në Itali dhe i kam kërkuar të më marri atje se s’kam ku të përplasem. I thash që ose ‘thuaju vëllait dhe nënës të më lëshojnë dritat dhe ujin’, por ai më injoroi shumë keq. Vdekjen e dija, por që të gjeja gruan me tjetrin në shtëpi dhe ai të më hapte derën kjo është turp i madh. Unë kurrë si kam dhunuar apo ofenduar ish gruan dhe fëmijët, as ju kam kërkuar lekë asgjë, qëllimi tyre është që më nxjerrin totalisht nga shtëpia. Faji im është që i shita shtëpinë djalit për 200 mijë lekë, s’ja fal vetes. Unë shkoja te Jehovai dhe aty kam njohur një zonjë, e cila erdhi në shtëpi të sillte librat dhe ishte motra ime aty në shtëpi dhe djali më akuzon për këtë. Unë denoncoj edhe policin e zonës dhe i kërkoj drejtësisë që të marri masa për këta polic”, theksoi i moshuari.


Video