Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tjetër denoncim vjen këtë herë nga Saranda, ku pretendohet se një pushues italian ka vjedhur një palë syze.
Denoncuesi pretendon se pushuesi italian i ka marrë syzet nga banaku i një lokali në Ksamil. Ai ka postuar edhe videon për rastin në fjalë.
Po ditën e sotme, disa turistë italianë u akuzuan për vjedhjen e një shume eurosh në Vlorë. Ndërsa rasti më famëkeq ishte ai i katër turistëve italianë që u larguan pa paguar nga një restorant në Berat.
Denoncimi te faqja lokale “Saranda Ëeb”: “Kam një lokal në Ksamil dhe sot një italian na ka vjedhur në banak një palë syze. Ju lutem publikojeni kush e ka në hotel ta njoftojë të sjelli syzet”.
VIDEO: