E rëndë / Bariun e godet rrufeja, ndërron jetë në vend

23 August 2023, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë / Bariun e godet rrufeja, ndërron jetë në vend
Foto ilustruese

Një bari ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gramë të Dibrës, ku sipas policisë, 70-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shetasi R.K., rreth 70 vjeç,  duke kullotur bagëtitë,  dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Video