Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.
Pak më parë protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e flakëve, është përfshirë edhe një automjet i policisë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.