Duket se opozita i ka “ndryshuar” aleatët perëndimore. Ndërsa në protestat e kaluara protestonte duke pretenduar se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ishte kundër qeverisë shqiptare, tashmë e ka braktisur atë për Gjermaninë.
Në protestën e sotme të opozitës, përveç flamurit kombëtar, ishin të shumtë flamujt gjermanë dhe një i Bashkimit Europian.
Kjo “aleancë” me Berlinin vjen pas pretendimeve se Gjermania ka kërkuar bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në derisa Shqipëria të forcojë luftën ndaj korrupsionit dhe të lejojë arrestimin e Belinda Ballukut.
Sali Berisha ka deklaruar se Gjermania dhe jo vetëm, nuk janë më pro integrimit të vendit në BE, pas dosjes Balluku dhe mënyrës se si qeveria hodhi poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj dhe heqjen e imunitetit.
Ndërsa deputetët demokratë kanë pasur një agjendë të ngjeshur me takime në Berlin së fundmi.